Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Qeveria miraton kazinotë/ Ku do hapen në Tiranë? Një e tretë në Vlorë

13:18 / August 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kazino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për disa subjekte kazinoje në vend, duke e çuar numrin e tyre deri tani në tre.

Zhvillimi i tyre erdhi, pasi qeveria më herët miratoi zonën ku mund të hapeshin kazinotë në kryeqytet dhe më pas bëri njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga subjektet e interesuara (aplikimet u mbyllën në 23 tetor 2020).

Së fundmi Tiranës i është shtuar kazinoja e dytë në një hotel me 5 yje. Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania.

Kompania DR Gaming Technology™ e cila ka bërë sigurimin e sistemeve dhe zgjidhjeve të xhekpotit për të dyja kazinotë në Tiranës jep detaje në faqen e saj lidhur me atë se çfarë ju është ofruar. Kazinoja Royal në Sheshin Italia ka hapur dyert në qershor të këtij viti sipas publikimeve të bëra nga kompania që siguroi teknologjinë.

Royal Eagle opens less than a year after Grand Casino Tirana

Më herët ishte Grand Casino Tirana e hapur në gusht 2020 në Maritim Plaza Hotel e cila nisi aktivitetin duke ofruar lojëra elektronike, makineri slot, ruletë elektonike lojëra live, ruletë amerikane apo poker.

Kazinoja e tretë dhe më e fundit është hapur në qytetin e Vlorës në një tjetër strukturë me 5 yje. Bëhet fjalë për Marina Bay. Kjo e fundit ka marrë brandin e Maritim duke garantuar kështu kushtin që lidhet me markat e mirënjohura ndërkohë që është e vendosur në një zonë turistike siç është Vlora.

Kazinotë e kësaj natyre sikurse janë tre të fundit të hapura në vend, për të marrë licencën përveç disa kushteve që duhet të plotësojnë aksionerët parashikon edhe pagesën e një shume prej 1 miliardë lekësh.

Në 31 dhjetor 2018 qeveria vendosi mbylljen e kazinove elektronike, basteve sportive, bastet për garat në pistë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike në distance (online). Të vetmet që u lanë në këtë fushë ishin kazinotë në hotele me 5 yje ndërkohë që kazinoja e vetme që kishte një licencë 10 vjeçare Regency (Parku Rinia, tek Tajvani) iu la kohë deri në mbarimin e afatit.

Bingot televizive si dhe Lotaria Kombëtare mund të vijonin aktivitetin brenda kornizës ligjore. Por teksa për disa vite pati një lloj harresë të sektorit, të paktën formalisht pasi në mënyrë informale lojërat e fatit kanë lulëzuar (këtë e tregojnë edhe raportet e vazhdueshme të policisë)./ monitor

kazinotë Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.