Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se provat paraprake sugjerojnë se një variant i ri Covid mbart një rrezik më të lartë të riinfektimit sesa variantet e tjera.
Varianti, i njohur aktualisht si B.1.1.529, është identifikuar në Afrikën e Jugut, Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.
OBSH e ka cilësuar një variant shqetësues dhe i ka vënë emrin: Omicron
