Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në bazën e testimit të raketave për nëndetëset bërthamore në Rusi.
Ministria ruse e Mbrojtjes bën të ditur se një motor raketë shpërtheu gjatë një prove në një bazë ushtarake në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk, duke shkaktuar madje dhe zjarr. Të plagosurit janë ushtarakë dhe inxhinierë civilë dhe janë shtruar në spital.
Ky shpërthim pason atë të 5 gushtit në Siberi, që nga pamjet ngjante me Gërdecin e 2008 në Shqipëri. Zjarri vazhdoi për 16 orë dhe bilanci ishte një i vdekur, 13 të plagosur dhe mbi 16.500 njerëz të evakuuar në Achinsk.
Lexo edhe- Shpërthen “Gërdeci” i Siberisë, predhat bien në qytetin e Achinsk (VIDEO)
