Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama: Ata që komentojnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, i them; jeni ‘out’

11:25 / November 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 5 770x448 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë.

I pranishëm në prezantimin e buxhetit për fermerët për vitin 2022, kryeministri iu përgjigj atyre që shkruajnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, duke shtuar se ata janë ‘out’. Mes të tjerash ai tha se eksportet janë rritur, duke marrë parasysh shifrat në 2013-ën.

“Sot kemi një rritje të eksporteve bujqësore në krahasim të disa viteve më parë. Atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, u them që jeni out. Nuk dini se për çfarë flisni.

Mjafton të shohim faktet, shohim eksportet. Rritja e përvitshme e eksporteve tregon vetë. Eksportet rriten se rritet prodhimi. Rriten se rriten kapacitetet tregtuese të vendit. Mjafton të shohim tokën që punohet. Në 2013 punoheshin 120 mijë hektarë, ndërsa sot punohet 250 mijë hektarë. Si dhe pse e punojmë kaq shumë? Sepse kemi investuar fuqishëm në 230 mijë hektarë. Pse nuk punohej toka deri disa vite më parë, sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.

Tjetra që është e rëndësishme, digat, të lëna në mëshirë të fatit. Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituara. 80 km argjinatura mbrojtëse të rehabilituara. Fondi në bujqësi për vitin 2022 do të jetë i pakrahasueshëm me atë të vitit 2021, e jo më me ato të disa viteve më parë. Kërkohet që të konceptohet si duhet projekti se si do të hidhen paratë”, pohoi kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.