Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk i ka kursyer batutat, ndërsa pranoi se ka bërë ‘paqe’ me rektorin Fatbardh Sallaku.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ndonëse nuk i pëlqejnë komplimentet, do i pranonte nga një njeri që kurrë nuk e kishte votuar.
“S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Bashkëpunim intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, që duket hap pas hapi, në favor të universitetit. Për mua është një ditë e shënuar me rektorin, pasi në të drejtën e tij ai ishte i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie të interesit për këtë universitet, apo dhe për faktin e mos hapjes së Doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime se si të bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.
