Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën e tij në Prishtinë duke thënë se vjen pikërisht pas akuzave ndaj presidentit Thaçi dhe ish kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”, shkruan Rama.
