Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama e tregon për herë të parë: Vuaj nga një alergji, nëse do më kapte Covid-19 do isha në rrezik shumë të madh

18:45 / April 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka treguar se që i vogël vuan nga një alergji, ndërsa tha se do të ishte në rrezik për jetën nëse do të infektohej me COVID.

Ai rrëfeu edhe një sekret, ku u shpreh se ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, me porosi të princit, i kishte sugjeruar që të bante vaksinën.

“Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. Turqia është një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme për suksesin në mjekësi, po vaksinon me atë vaksinë dhe ka goxha sukses.

U hap llafi nga doktor Saliu që vaksina kineze është vdekjeprurëse, se Kina nuk e lejon te personat mbi 60 vjeç. Nuk e di ku gjendet në shpirtin njerëzor një zonë kaq e zezë që të përhapë këto llafe kur njerëzit janë në panik. Kinezët filluan nga krahu i punës dhe pjesën 60+ e lanë më pas. Nuk ka asnjë lloj arsye për të pasur merak sepse vaksinat që po bëhen janë të sigurta.

Do ta bëja patjetër vaksinën kineze nëse nuk do isha vaksinuar me Pfizer. Kur isha në EBA dhe u takova me ministrin e Jashtëm, më tha që të bëja vaksinën se është perfekt. Vaksina kineze është bërë në rrugë tradicionale. Nga pikëpamja e tundimit për ta bërë, sepse unë kam një problem me anën alergjike, dhe në fillim më tregohej si një rrezik i madh nëse do merrja COVID-in. Nuk e kam thënë, por ne kemi patur probleme në shtëpi me prindërit e Lindës me Covidin dhe nëse do e kisha konceptuar detyrën time si privilegj, patjetër që do isha vaksinuar. Ashtu sikundër që Linda mund të ishte vaksinuar, por askush nuk e ka bërë pikërisht sepse ndryshe i bie të jem njësoj si të tjerët. Por nuk si të tjerët, ndaj po them ‘PO’, do ta kisha bërë me shumë qejf vaksinën kineze por u detyrova të pres momentin kur ta kishin shqiptarët dhe pastaj e bëra vetëm për të thënë që vaksina nuk ka problem. Siç e kanë bërë shumë kolegë në vende të tjera.”, tha Rama.

alergji COVID-19 Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë

15:33 / July 17, 2026

Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë, jo pasojë e parave të pista

14:29 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.