Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama e “zhveshi” nga pozitat, Balla: Sa të kem forcë do jem socialist, nuk i dua ata që harrojnë nga janë nisur

22:59 / September 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ka reaguar për herë të parë pas mbledhjes së asamblesë, kur kryeministri Edi Rama ndau detyrat për mandatin e tretë. Balla shprehet se sa të ketë forcën për t’u marrë me politikë, do të jetë socialist që e ka të shenjtë frymën e ekipit, respektit dhe disiplinës.

Ai shton se e ka nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi ka marrë nga kjo parti edhe votuesit dhe mbështetje, që kulmoi më 25 prill.

Balla thekson se është më i motivuar se kurrë dhe do të bëjë më shumë në këtë mandat të tretë, duke kërkuar nga kolegët të japin atë që duhet në përmbushje të besimit të shqiptarëve në mandatin e tretë radhazi.

“Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.

Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit, nder që dua vetem tia kthej cdo ditë me gjithë forcat e mia.

Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë”, shkruan Balla.

Lëvizja e Ballës në PS ishte një hap surprizë i kryeministrit Edi Rama, i cili në vend të tij, si numrin dy të partisë caktoi Damian Gjiknurin duke e lënë Ballën vetëm me një post, atë të kreut të grupit parlamentar. Balla u caktua drejtues qarku në Fier, ndërsa në bastionin e tij historik u vendos po ai që e zëvendësoi në postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.