Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të gjimnazit “Sami Frashëri”, ku thotë se është një nga 12 shkollat e reja në Tiranë, që në shtator do të hap dyert për nxënësit. Po ashtu kreu i qeverisë nuk ka harruar që si gjithmonë, t’iu uroj ndjekësve një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES dhe me gjimnazin “Sami Frashëri” që është një nga 12 super shkollat e reja, që do të hapë dyert në shtator në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
