Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama ka dyshime për Lelin? PS e fut sërish në sondazhe kryebashkiakun e Vlorës

15:10 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seli PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit janë në prag, maxhoranca ka konfirmuar vetëm disa kandidatë nga 61 në total për kryetar të bashkive. Lidhur me përzgjedhjen e tyre, PS ka ngritur një shtab special pranë selisë, përmes sondazheve të të cilit pritet të bëhet vlerësimi për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të qershorit.

Kongresi i 23 marsit i PS, konfirmoi 7 prej tyre për bashkitë kryesore në vend. Përmes fjalimeve të mbajtura në sallë, PS zbuloi se në Bashkinë e Korcës konfirmoi për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu Armando Subashi u rikonfirmuar për Bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë,  Majlinda Bufin në Roskovec dhe Erion Veliajn në Tiranë. Ndërkaq për Bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun i cili sipas sondazhit është pritur mirë nga opinioni lezhjan. Ndërsa në Elbasan, në vend të Qazim Sejdinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët duket se kanë vendosur t’i besojnë Bashkinë, prefektit aktual Gledian Llatja.

Por edhe pse, iu drejtua me një fjalim Kongresit, c’ka la të mendohej se edhe Dritan Leli konfirmohej për një mandat të dytë për Bashkinë e Vlorës, burime nga PS thanë pë “BalkanWeb” se skuadra e cila merret me sondazhet e kandidaturave, ka kërkuar edhe një herë opinionin e publikut, duke e rikthyer në sondazh  kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Për të shmangur cdo pakënaqësi në qarkun ku vetë kryeministri është deputet, dhe për të qenë të sigurtë se Leli është kandidatura e duhur në 30 qershor, skuadra e sondazheve në PS, ka zbritur në terren me qytetarët. Rezultati i sondazhit pritet të konfirmojë nëse Leli do marrë  një mandat të dytë si kryebashkiak i qytetit bregdetar apo do të përzgjidhet një tjetër kandidat për të drejtuar Vlorën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran

13:49 / July 8, 2026

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

11:36 / July 8, 2026

Rama: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West mbron imazhin e Shqipërisë dhe sjell mbi 100 milionë euro në ekonomi

10:28 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.