Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama konfirmon debatin me Lelin: S’ka komunikuar me qytetarët, duhet të punojë më shumë. Nuk është problemi tek ai, por tek e gjithë bashkia

21:22 / June 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dritan leli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se ai ka zhvilluar një debat të fortë me kreun e Bashkisë Vlorë, Dritan Lelin. Në një intervistë për televionin 6+1 Vlora, Rama ka thënë se ka zhvilluar një takim në Zvërnec dhe ka debatuar me Lelin, pasi sipas tij nuk kishte dëgjuar bizneset në atë zonë dhe kishte krijuar pakënaqësi. Më tej Rama tha se nuk është i kënaqur me kreun e Bashkisë dhe kërkoi që të punonte më shumë dhe të ketë komunikim me qytetarët.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që shumë subjekte kanë pasur në atë zonë që kanë investuar. Si rezultat i një keqkuptimi është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin dhe nga munguar një komunikim nga bashkia e Vlorës. Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me asnjë për punën time dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumë çka, por duhet të punojë akoma më shumë”, tha Rama.

Ndërkohë i pyetur për sondazhet në Vlorë, që sipas burimeve bëhet me dije se PS ka pësuar rënie, kreu i qeverisë u shpreh se duhet punuar më shumë dhe puna të përmbysë sondazhet. “Nuk është çështja individi, e Dritani, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha aspektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle”, tha ai.

Ndër të tjera Rama, tregoi të tjera pakënaqësi për Lelin dhe Bashkinë e Vlorës dhe tha se mbështetjen e komunitetin nuk duhet ta marrë sikur e ka të fituar në çdo kohë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

09:46 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.