Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama merr dozën e dytë: Në mesin e shkurtit vijnë vaksinat e tjera Pfizer

09:59 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramam
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer, pas asaj më 11 shkurt. Duke folur për mediat ai tha se dje në darkë vonë ka marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit do të vijnë vaksinat e tjera sipas angazhimit. Rama tha se janë gati dhe dy qendrat e vaksinimit në Vlorë dhe në Shkodër.

“Po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që mesin e shkurtit do të vijnë dozat e tjera sipas angazhimit. Mendoj që kemi të gjitha arsyet të jemi optimistë që plani ynë për të hyrë në vaksinim intensiv për qytetarët do të funksionojë dhe që skenari i parë për të kryer vaksinimin në 14 muaj është plotësisht i mundshëm. Ministria e Shëndetësisë ka vijuar me trajnimet, organizimin dhe dy qendrat e tjera të vaksinimit në Vlorë e SHkodër janë gati për tu instaluar”, bëri të ditur Rama.

Ai tha se Shqipëria dhe Serbia janë të vetmet në rajon që kanë nisur procesin e vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve.

“Mesa kemi dëgjuar imunizimi ka nevojë për të gjithës ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Nëse i shohim numrat ngushtë dhe nuk shohim gjithë panoramën atëherë patjetër që duken shumë pak, por në fakt mos të harrojmë se në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka nisur vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së dyti mos të harrojmë se situata e përgjithshme e vaksinimit dhe furnizimit me vaksina në krejt Europën është tejet kaotike. Kemi parë që vende të mëdha përfshirë dhe BE kanë nisur kërcënimet për ndjekje në rrugë gjyqësore të kompanive, pasi kërkesa është marramendëse dhe në të gjitha rastet oferta është ende shumë e ulët për shkak të numrave të prodhimit”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zero Roaming me BE/ Komisioni Europian hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë

14:47 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.