Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të papritur dy ditor në Kosovë, vizitë që vjen pas një sërë zhvillimesh atje.
Ndërkohë mësohet se mes zyrtarevë Rama do të takohë sot në orën 17.00 edhe Albin kurtin kreun e VetëVendosja.
Ai do të takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.
Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaft të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.