Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama në krah të Veliajt për gjobën e KQZ: Do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime

17:39 / February 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama dhe Veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krahë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për gjobën e KQZ-së. Rama dhe Veliaj ishin në Zall-Herr, ku një familje ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, teksa deklaroi se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.

Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, por është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qira, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.

“Mandati i tretë duhet për të vazhduar betejat. Beteja me tërmetin s’ka mbaruar. Me Covidin, po ashtu. Vaksinimin do ta bëjmë. Për të gjitha këto arsye duhet të vazhdojmë punën”, vijoi Rama.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe deputeti Qefalia ishin në banesën e rindërtuar të familjes së Fatos Xhixhës, në fshatin Qinam të Zall-Herrit, e përbërë nga 6 anëtarë. Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

KQZ Veliajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Numërim me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet e 2027””Celibashi zbulon planin e KQZ-së për dy KZAZ

11:50 / November 3, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.