Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal në Paskuqan për të inspektuar shkollën Jashar Hoxha dhe kopshtin Lidhja e Prizrenit bashkë me kreun e bashkisë së Kamzës Rakip Suli dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
“Paskuqan, Kamëz – Shkolla “Jashar Hoxha” dhe kopshti “Lidhja e Prizrenit”, mjedise edukimi të rilindura me standardet më të mira europiane, pas tërmetit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, duke na bërë më të fortë në mbështetje të fëmijëve, mësuesve e prindërve
Në bashkinë Kamëz, janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, që po marrin jetë nga themelet, e që do t’ia ndryshojnë përgjithmonë faqen arsimit në këtë zonë”, shkruan Rama.
Rama pa nga afër edhe fushën e sportit ku shkëmbeu batuta me të rinjvë dhe Sulin.
“Hë mo çuna mirë ju pëlqeu fusha. Kush do të bëjë një kosh. Nuk je keq. Por shihe koshin mos e ki mendjen te unë. Rakip je shumë i lodh, i rraskapit”, tha Rama.
Ndërsa në kopshtin Lidhja e Prizrenit ai u prit me lule nga një fëmijë, por preferoi të respektonte ministren Spiropali. “Mirëmëngjes, tetës, tetës jepjani tetës”, tha ai.