Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Rrogozhinë, sulmon Berishën dhe Bashën: Kanë sjellë këtu dy njerëz për të përçarë

18:29 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama rrogozhine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë. Në një takim me të rinjtë, kreu i qeverisë kërkoin votën për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla për zgjedhjet e 6 marsit.

Ndër të tjera, Rama nuk la pa sulmuar kundërshtarët politikë. Kryeministri u referohet si “brava dhe vareja”, ndërsa sipas tij qëllimi kryesor është të eleminojnë njëri-tjetrin. Rama tha se Basha dhe Berisha kanë sjellë dy kandidatë për të përçarë.

“Ata këtu i sjellin të tjerë nga Tirana. Ata e kanë mendjen të eleminojnë njëri-tjetrin. Njëri do të kthehet dhe tjetri do të mos ikë. E kuptoni ca halli është ky kur kacafyten dy njerëz. Dhe ndërkohë, e kuptoni sa absurde është që dhjetëra mijëra njerëz tu shkojnë nga pas. Në fakt asnjëri prej atyre që u shkon nga mbrapa nuk do të nxjerrë asgjë. Njerëz që kanë sjellë këtu dy të tjerë për të përçarë, jo bashkuar. E keni parë që lufta e tyre është kush do të marrë më shumë vota. Jo rastësisht ka ndodhur që të identifikohen me dy objekte që nuk kanë lidhje me punën, brava dhe vareja. Dy objekte. Nëse doni ti vini një bravë Rrogozhinës, mos luni vendit. Nëse doni një bisht vareje këtu se vareja është në Tiranë, merrni dhe tundeni.

Unë nuk i njoh fare. Njërin e pashë që kishte pasur ca konvulsione me bazë alkooli. Po ca rëndësie ka. Mund të jetë burrë i mirë, por nuk mjafton. Njeriu i mirë është ai që shikon punët e veta. Qytetari i mirë nuk mjaftohet me kaq.

Me shumë kënaqësi jam këtu sot, pavarësisht se do të doja të mos kishim mbi kokat tona renë e trishtimit, por jam këtu me kënaqësi sepse e di që ne që kemi ardhur këtu për të thënë pse e mbështesim Edisonin, kemi ardhur për të kërkuar edhe mbështetjen tuaj. Është edhe një shembull pozitiv për dedikim ndaj komunitetin. Është kthyer nga jashtë për të qenë këtu. Është i njëjti që kam njohur që nga dita e parë, nuk është kapardisur, nuk ka vënë as peshë”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.