Kryeministri Edi Rama mbledh koordinatorët e Partisë Socialiste të qarkut të Veriut, në Velipojë. Mësohet se në këtë mbledhje i pranishëm do të jetë dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, si koordinator për Lezhën dhe Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Pauli Stërkaj dhe Luan Harusha.
Mësohet se në këtë mbledhje kryeministri Rama ka dhënë porosi të prera për bashkitë e qarkut të Shkodrës. “80% e drejtorëve do ikin. për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mesohet te kete thene ai gjate mbledhjes.
Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë me 30 qershor, Valdrin Pjetri u denoncua nga PD-ja dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi i dënuar në Itali. Ky fakt detyroi Pjetrin të largohet nga posti që ishte zgjedhur , duke krijuar kështu një situatë të vështirë politike në qarkun më të madh të Veriut.
