Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prag ku merr pjesë në takimin e vendeve të V4 dhe Ballkanit Perëndimor. Në një postim në Facebook kryeministri shprehet se ka marrë mbështetjen për çeljen e negociatave.
V4 janë katër vendet e BE-së, Çekia, Polonia, Sllovakia dhe Hungari, ku nga kjo e fundit pritet të jetë dhe eurokomisioneri i ri për zgjerimin.
“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik👍”-, shkruan Rama.
Në sy bien sërish atletet e tij të bardha me kostumin serioz që kanë qenë shpesh të debatuara.

