Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama paralajmëron gjykatësit dhe prokurorët: 48 orë kohë që të deklaroni pasurinë

11:57 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata gjykatës dhe prokurorë që me vendimet e tyre janë bërë pjesë e botës së krimit.

Nga repartin RENEA ku është trajnuar Njësia ‘OPERACIONI FORCA E LIGJIT’, Rama, duke marrë shkas dhe nga rasti i gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila dha urdhrin për lirimin e Endrit Dokles, ish-kreun e bandës së Durrësit, Rama shpalli ‘luftë’ frontale për ata persona të sistemit të drejtësisë që shkelin ligjin.

Mes të tjerash Rama paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët që duke nisur nga dita e nesër, brenda një afati prej 48 orësh, duhet të plotësojnë një formular për deklarimin e pasurisë së tyre dhe se duhet të japin llogari para drejtësisë.

“Rasti më i fundit ishte ai i një gjykatëse pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër. Por vetëm me xhep. Që ka sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm e do duhet të vuajmë akoma. Pasi ka gjykatës dhe prokurorë që e dinë shumë mirë se s’kanë për ta kaluar vettingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë me moton; “kap ça të kapësh”. Dhe për ta kjo paketë ka një ilaç; Do përgjigjen. Në mos sot, nesër. Njësoj si sot, që erdhi koha të përgjigjen ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ për pasuritë e tyre, per shtëpite, bizneset, makinat, tokat. Vettingu nuk është gjykatë, as prokurori. Vettingu nuk ka për detyrë që të ndëshkojë ata të cilët kanë vënë pasuri marramendëse duke e përdorur çekiçin e drejtësisë për të thyer kafkën e drejtësisë. Por është faza kur ndotet ‘i njomi me të thatin’. Në të shumtën e herës këta jenë kriminelë dhe jo gjykatës. Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe do u kërkohet brenda 48 orësh që të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre. Dhe pastaj formulari do të shkoj  tek SPAK. Dhe nga SPAK, në gjykatë. Ata do duhet të vinë para gjykatësit dhe do duhet të tregojnë se sa fort kanë punuar tokën. Sa ullinj dhe portokalle kanë mbledhur.”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vjosa Osmani tregon dallimet me Kurtin për Presidentin: “Për ne duhet të jetë figurë balancuese e pushteteve”

15:04 / August 15, 2026

Zjarret, 9 vatra aktive/ Ndërhyrje intensive në Dajt dhe Gurë-Lurë, 285 forca dhe 4 mjete ajrore në terren

14:56 / August 15, 2026

Fluks i lartë në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinojnë masat për të shmangur radhët

14:18 / August 15, 2026

Çahet kanali “Naum Panxhi” bllokon aksin Elbasan-Cërrik, devijohet qarkullimi

13:55 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.