Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Mos abuzoni me qytetarët”/ Rama paralajmëron ministrat dhe kryebashkiakët

13:31 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1638457061 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ministrat dhe kryebashkiakët, se do të sanksionohen financiarisht dhe do të shkohet deri në shkarkimin e tyre nga detyra, nëse abuzojnë me qytetarët.

Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me qytetarët për “Bashkëqeverisja si Ligj i Ri”, Rama u shpreh prerë se “kryetarët e bashkive, deri te ministrat, do të sanksionohen financiarisht, nëse nuk u përgjigjen qytetarëve, për rastet kur këta të fundit kanë të drejtë. Sanksionet do të jenë deri në majë dhe më pas kalohet në fazën e shkarkimit”.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se ëndrra e tij në këtë mandat është të mbyllë sportelet e hipotekave dhe të fusë teknologjinë e fundit, ku të mos ketë më shans asnjë njeri të ndërhyjë te letrat e pronave.

“Ëndrra ime është që brenda këtij mandati hipoteka të të vijë për një minutë në telefon dhe mos kesh mundësi të përplasesh për pronën tënde. Te hipoteka do të fusim teknologjinë më të fundit, që është teknologji e sigurisë super të lartë, ku nuk do të ketë më shans njeri të ndërhyjë në letra. Do të mobilizojmë qindra e qindra njerëz, që do të hyjnë për t’u marrë me përshpejtimin e procesit”, deklaroi kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026

“Samiti i NATO do mbahet në Shqipëri”, Rama: Ndoshta jo në 2027, por do të mbahet në Tiranë

12:59 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.