Kryeministri Edi Rama në postimin e mëngjesit në Facebook sjell ndryshimet në qendrën shëndetësore nr. 6 në Durrës, e duke folur sërish për opozitën në krahasimin e pamjeve të kësaj qendre, me kohën kur të djathtët ishin në pushtet.
“Duke ju sjellë para syve se ku ishim në mes të Durrësit, kur shëndetësinë e qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa, e ku jemi sot falë përpjekjeve të stërmundimshme për ta rilindur organizmin e vdekur të shërbimit shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.
