Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për “The Telegraph”: Rinia të mos ikni me gomone në Angli për 20 mijë paund, por të investojnë

09:26 / September 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Medit britanike kanë shkruar më shumë se kurrë për shqiptarët e sidomos për të rinjtë që ikin në Angli, duke rrezikuar edhe jetën. Kryeministri i Shqipërisë i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, ndërsa rreth 2000 vetë janë grumbulluar në veri të Francës gati për të bërë udhëtimin e rrezikshëm.

Rama në një intervistë për median britanike “The Telegraph”, u thotë të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural, duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe. “Qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, tha ai.

Edi Rama ka premtuar mbështetje financiare për turizmin rural në vendin e tij mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet. “Së pari, do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë.”

“Shqipëria nuk mund t’u ofronte shqiptarëve të njëjtat “kushte” si Britania e Madhe apo Gjermania”, pranoi ai. “Ne nuk jemi magjistarë”,-tha ai. Por ai këmbënguli se Shqipëria kishte “shumë mundësi” për ata që “me të vërtetë duan të arrijnë suksesin e tyre përmes punës”.

Rama sugjeroi se 20,000 ose 30,000 £ që njerëzit po paguanin trafikantët për të shkuar në MB, me mbështetjen e qeverisë, mund t’u mundësonin atyre të ndërtonin biznese “agroturizmi” bazuar në pronat e vogla të prindërve ose gjyshërve të tyre. “Mund të fitoni shumë më tepër para se sa mundeni nga një punë e zakonshme në MB, nëse nuk përfshiheni me rrjete kriminale që mund t’ju joshin me histori me më shumë të ardhura, por që përfundimisht të çojnë në ferr,” tha ai.

TELEMMGLPICT000306961883 trans NvBQzQNjv4BqnglpyF7Neyorrhqpx79XgOtsqa6mkDm2I k1ikSaXnw

britani Edi Rama rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trupat e FA, medalje të bronztë në “Cambrian Patrol”

17:12 / December 6, 2025

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

16:55 / December 6, 2025

Avokatët e Veliajt reagojnë pas deklaratës së SPAK: 60 mijë faqe dosje, por s’ka ende në dispozicion asnjë provë

16:44 / December 6, 2025

Olimpiadat Kombëtare, Rama: Shembull përkushtimi dhe ambicie nga nxënësit tanë

16:18 / December 6, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.