Kryeministri Rama doli sot në një komunikim për mediat, ku bëri me dije kërkesën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për t’u dorëhequr.
Pas një reagimi të gjatë të Lleshajt në rrjete sociale, Rama duket se e ka pranuar largimin e tij nga detyra, dhe e ka falenderuar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
Teksa ka shpërndarë deklaratën e ministrit, Rama shkruan: #RESPEKT e #FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër
