Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme me protesta në Durrës.
Kryeministri pritet që të zhvillojë një takim me qytetarët në sajë të projektit kombëtar ‘Bashkia që Duam’.
Mirëpo duket se jo të gjithë durrsakët e kanë pritur mirë ardhjen e Ramës, pasi disa qytetarë janë mbledhur në protestë.
Mësohet se simpatizantët e opozitës janë ndarë në 3 grupe, ndërkohë takimi ende nuk ka filluar.
