Gjatë vizitës në selinë e OKB-së në Nju Jork, kryeministri Edi Rama është takuar me një prej oficerëve të policisë që ruan hyrjen e ndërtesës ku ndodhen liderët e gjithë botës.
Polici që shërben në këtë ndërtesë është me origjinë nga Kosova. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook së bashku me oficerin dhe shprehet: “Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”.
