Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama, thirrje vendeve të BP: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet me anëtarësimin në BE

10:01 / January 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze “Financial Times”, Rama tha se; “Shqipëria nuk do të heq dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”.

Nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë kandidatë për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja janë kandidate potenciale.

Sipas Ramës, llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur kriteret.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje”. tha ai. “Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” shtoi ai duke iu referuar lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste. “Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, tha kryeministri shqiptar.

Rama në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal për të cilin ranë dakord të gjashtë vendet në nëntor 2020. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan për të zbatuar disa nga dispozitat, por kundër dolën tri vendet tjera.

“Boshnjakët, sepse nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende në iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm, ndërsa Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”, pohoi ai.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.