Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë konferencës së ditës së sotme në lidhje me situatën e ndërtimit, ka reaguar dhe ironizuar njëkohësisht edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Rama ka treguar një situatë që i ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano.Duke rrëfyer situatën, ai bëri edhe një paralelizëm me Bashën.
Duke komentuar angazhimet e Bashës se: “Nëse zgjatet koncesioni për Rinasin, do ta zhbëjmë kur të vijmë në pushtet”, Rama solli në vëmendje një histori me ish-kryeministrin Fatos Nano, gjatë një ngushëllimi.
“Më kujtohet njëherë, kemi qenë në një ngushëllim me Fatos Nanon. Ishte një person atje që po i thoshte Fatosit që shiko se s’keni gjë në vijë kështu, duhet t’i bini shkurt: Nuk kanë pse marrin gjithë katunarët toka, merrini gjithë tokat kthejuani pronarëve të vjetër të mëdhenj. Fatosi i tha: Kjo ideja jote është shumë ambicioze, por mund ta realizojë vetëm Sabriu që s’ka gjë në dorë. Kështu që edhe Luli të gjitha ato që nuk i ka në dorë do ti bëjë. Edhe do t’u thotë që vetëm unë do ta bëj se nuk e ka në dorë”, tha Rama.
