Koronavirusi rikthehet tek bluzat e bardha në spitalin rajonal të Beratit. Sipas mediave e infektuar është një mjeke e repartit të alergologjisë.
Prej disa ditësh ajo kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitiv”.
Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.