Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Reali nuk e fal Bale, ka vendosur që ta gjobisë

17:49 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
bale
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Garreth Bale i ka mërzitur që të gjithë me veprimin e tij në humbjen e fundit të Realit. Lojtari u bë protagonist në takimin kundër Real Sociedad pasi u largua nga stadium afërsisht 15 minuta para se të përfundonte takimi. Uellsiani nuk ishte i gatshëm për të zbritur në fushë dhe e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Në çerek orën e fundit ai u fotografua duke u larguar nga “Bernabeu”, pasi siç duket nuk i pëlqeu rezultati dhe loja që po prodhonin shokët e skuadrës. Për këtë rast, “El Cofidencial” shkruan se klubi “galaktik” ka marrë masat duke e dënuar futbollistin me gjobë.

Rregullat e brendshme të klubit thonë: “Lojtarët që nuk grumbullohen për një ndeshje, për çfarëdo arsye, kanë detyrimin të qëndrojnë deri në fund të lojës dhe është e këshillueshme që të jenë afër ekipit, para dhe pas ndeshjeve. Këto rregulla janë për të nxitur frymën kolektive dhe integrimin.”

Futbollisti nga Cardiff-i nuk e pa golin e Rubén Pardo në minutën e 83-të, që vulosi dështimin 2-0 të “Los Blancos”. Sa i takon gjendjes së futbollistit, Bale ka pasur sërish lëndim te gjuri i këmbës së majtë dhe do të duhen të paktën edhe dy javë që të kthehet i gatshëm për skuadrën.

bale gjobe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Festë në Mynih, Bayern kampion i Bundesligës

20:08 / May 4, 2025

BE gjobit me 530 mln euro TikTok. Ja pse

14:00 / May 2, 2025

Festë pas 22 vitesh, Dinamo mposht Egnatian dhe merr Kupën e Shqipërisë

21:59 / May 1, 2025

“Camp Nou”, Interi shënon për herë të dytë, por zgjohet Barcelona për 2 minuta

22:00 / April 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.