Udhëheqësit shqiptarë duhet të japin një shembull të shkëlqyer, ndoshta edhe një reformë zgjedhore dhe kjo është e mundur. Kështu është shprehur e dërguara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses-One, në një takim për sensibilizimin ndaj sëmundjes së kancerit, ku ishte bashkë me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
“Investimi tek gratë i ndihmon vendet të arrijnë paqe dhe begati më të madhe. Gjatë viteve të fundit ambasada e SHBA ka mbështetur angazhimin, politik-social dhe politik të grave në Shqipëri. Unë do të doja të ndaja me ju diçka personale. 12 muaj më parë humba nënë time për shkak të kancerit. Unë e di personalisht e di se kanceri i gjirit ndikon tek të gjithë ne. Kanceri i gjirit nuk njeh kufij dhe është i varbër ndaj privilegjeve. Diagnoza e kancerit ë tragjike për njerëzit. Studimi tregon se punonjësit e Shqipërisë të punojnë për të ndihmuar gratë, veçanërisht ato me sëmundjen e grave me kancer. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit duhet të japin një shembull të shkëlqyer, ndoshta edhe një reformë zgjedhore dhe kjo është e mundur”, tha Moses.
Ajo kërkoi më shumë vëmendje dhe politika mbështetëse për gratë e prekura nga kanceri. Udhëheqësit dhe politikanët shqiptarë duhet të tregohen me vigjilentë dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm të vendit, vijoi përfaqësuesja e SHBA.
