Partia Demokratike ka prezantuar sot reformën zgjedhore dhe propozimet konkrete, teksa kreu i PD-së Lulzim Basha ka shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj çdo faktori politik dhe shoqëror.
Basha u shpreh se Presidenti do të duhet të zgjidhet nga populli. Një tjetër propozim është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK.
“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit”, tha Basha.