Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Politologu propozon sistemet ideale elektorale

21:57 / September 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike Afrim Krasniqi beson se vetëm implementimi i paketës me 9 propozimet e Gjermanisë është mënyra e vetme për të zgjidhur krizën politike.

Në një intervistë për ‘’Ora News’’, politologu i njohur theksoi se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës duke firmosur një marrëveshje jotransparente midis PD-së dhe PS-së duke patur parasysh se ka 13 precedentë të mëparshëm të dështuar.

‘’Çdo marrëveshje e bërë jashtë transparencës publike, edhe duke përdorur alibinë që aty ka një ekspert nga OSBE, amerikanët apo BE, personalisht është marrëveshja e 14-ë midis dy partive të mëdha dhe siç kanë dështuar 13 të parat do të dështojë dhe kjo. Shqipëria ka vetëm 90 ditë kohë për të kthyer përgjigje për këtë reformë (zgjedhore)’’, u shpreh Krasniqi kundër marrëveshjes së mundshme PD-PS.

Për sa i përket sistemit zgjedhor të ri që pritet të dalë nga Reforma Zgjedhore, Krasniqi zgjedh atë proporcional kombëtar me lista të hapura ose atë miks.

‘’Nëse ndryshojmë sistemin duhet të ndryshojmë Kushtetutën e Shqipërisë, neni 64. Për këtë do të duhet minimalisht të merret konsensusi i deputetëve të tjerë në parlament, përfshirë dhe deputetët që kanë zëvendësuar deputetët e opozitës në parlament. Duhet një lloj kurajo për të kaluar vijën e kuqe dhe për të dialoguar me të gjithë’’, foli për ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor Afrim Krasniqi.

Si përfundim, vetëm përmbushja e 9 kushteve të vendosura nga parlamenti i hap rrugë nisjes së negociatave për anëtarësim.

‘’Kemi shkuar në një pikë ku të dy palët duan dialog. Çështja është se secila palë po kërkon çmimin për t’u ulur në dialog. Disa drejtues të opozitës dhe mazhorancës e kanë pranuar që ajo që quhet paketa gjermane është një bazë e mirë për një marrëveshje të re politike në Shqipëri’’, përfundoi drejtuesi i ISP-së Afrim Krasniqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.