Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Refugjatët në Gjadër, Johansson: Marrëveshja jo shqetësim për BE

18:01 / November 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 21 at 16.50.04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionerja e Punëve të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson thotë se marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët në Gjadër, nuk është shqetësim për BE. Ajo nënvizoi se kërkesat për azil bëhen në bazë të ligjit italian dhe se si Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ashtu edhe agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) janë përfshirë për të mbikëqyrur qendrat.

”Qendrat e riatdhesimit janë një gjë tjetër dhe tani për tani nuk ka asgjë konkrete”, shtoi ajo. “Ne po bëjmë progres për riatdhesimet, janë rritur me 20%, por ende duhet bërë shumë. Do të jetë më mirë kur të zbatohet pakti dhe kur procedurat do të jenë më të shpejta. Për mua të dhënat për riatdhesimet do të dyfishohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Italia ka luajtur gjithmonë një rol konstruktiv për migracionin, ju kurrë nuk e keni penguar punën për paktin. Tre vjet më parë ne ramë dakord për një udhërrëfyes me parlamentin dhe këshillin, një stafetë prej 5 presidencash që punuan së bashku: Franca, Republika Çeke, Suedia, Spanja dhe Belgjika ka krijuar një ndryshim të madh në qasjen e Italisë nën drejtimin e Melonit dhe madje edhe më parë.

Italia është vendi që kryen më shumë operacione të kërkim-shpëtimit në det në BE, shumë prej tyre zhvillohen në ujërat ndërkombëtare. Ka pasur diskutime nëse në këtë rast të gjithë njerëzit duhet të zbarkojnë në Itali apo edhe në vende të tjera. Tani Italia ka bërë një marrëveshje me Shqipërinë, por ne ende nuk e kemi parë këtë mekanizëm në praktike,”-tha Johansson.

Refugjatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.