Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Regis Runaj dyshohet të jetë rrëmbyer e më pas vrarë pranë varrezave, tre persona në hetim

17:13 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Regis Runaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regis Runaj, 23 vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë pikërisht në vendin ku u gjet nga policia.

Në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë e çon policinë në dyshimet se Runaj të jetë marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë, duke u çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krimit makabër, policia ka kontrolluar edhe celularin e viktimës, në të cilin janë përfituar numrat e personave të fundit që 23 vjeçari ka biseduar.

Janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo. Kjo për shkak se tre telefonatat përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrarë i riu. 23 vjeçari, njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.

Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktiket për ndarjen e territorit.

Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani, apo dijeni rreth autorëve që ekzekutuan atë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 thika në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026

Muçi ngre në këmbë “Air Albania”-n me golin e tij spektakolar mdaj Finlandës

21:30 / November 12, 2026

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.