Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rekord europian në Shqipëri/ Ja sa duhet të punoni për të blerë një iPhone XS

08:51 / August 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iphone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 445 orë (rreth 3 muaj), së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple (Iphone xs 256 gb), pagave mesatare në vendet e BE-së (sipas Eurostat), pagave në vendet e rajonit (sipas statistikave zyrtare në vendet dhe përkatëse) dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët e BE-së, apo edhe se vetëBallkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës.

Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone xs me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual.

Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iphone xs, duke u renditur kështu të dytët, që u duhen më shumë orë.

Fill pas tyre renditeten Bullgarët. Me një pagë mesatare mujore prej 568 euro, atyre ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, më shumë se maqedonasve që iu duhet të punojnë 302 orë, apo serbëve 278 orë.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë.

Mbi 200 orë pune ju duhet edhe lituanezëve apo rumunëve, të cilët renditen ndër vendet me pagat mesatare të ulëta.

Në anën tjetër qëndrojnë vendet si Danimarka apo Luksemburku, ku një Iphone xs bihet për më pak se një javë punë (orët javore të punës 40). Përkatësisht në Danimarkë duhet 34 orë, ndërsa në Luksemburg rreth 41 orë pune.

Për më pak se dy javë pune të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një Iphone xs në këto vende të Europës: Gjermani, Austri, Belgjikë, Finlandë, Suedi, Irlandë, Francë, Holandë, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar.

Në vendet e Europës Qendrore dhe Jugore, ku pagat mesatare janë disi dhe më të ulëta, orët e nevojshme për të punuar janë disi më të larta.

Kështu në Greqinë fqinje duhen mesatarisht 164 orë pune.

a

blere europian iphone punoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.