Shqipëria ka shënuar një rekord të zi gjatë 24 orëve të fundit, sa u përket pacientëve që kanë ndërruar jetë prej koronavirusit.
Në deklaratën ditore, autoritetet njoftojnë se 5 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Ndërkohë ISHP njofton se 104 raste të reja u shtohen listës së të infektuarve.
