Vajza e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, Renee ka sot ditëlindjen dhe urimi i të atit na preku të gjithëve. Ai ka publikuar një video në instagram ku luan në piano këngën e ditëlindjes teksa ka në qafë Renee-në.
“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ma ndriçon ditën. Talentet tua dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një paketë që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, ka shkruar Roberti.
Kjo është ditëlindja e parë që pas ndarjes së Robertit dhe Norës dhe ndonëse dyshja nuk janë më bashkë, ata gjithmonë kanë qenë pranë vajzës së tyre në momente të tilla si ky i ditëlindjes.
