“Retro” është ndalur këtë herë në Gjirokastër me hashtahun “Retro në sokak”, ku parada e makinave “old fashion” ka mahnitur qytetarët e turistët e qytetit të gurtë.
Fëmijë, të rritur dhe të moshuar kaluan disa orë në pazar për të parë nga afër “Mustang-un” e verdhë, motorët Vespa, Fiatin italian dhe të tjera makina “retro”. Gjatë fundjavës, qytetarët u argëtuan edhe në shoqërinë e pianistit italian, Alesio Maliari, i cili luajti për ta disa pjesë duke i dhënë “jetë” kalldrëmeve.
Kujtojmë që “Retro Albania” është një nismë e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugore dhe Patentave e cila po përkrahet gjithnjë e më shumë.











