Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reuters sjell historinë e shqiptarit që humbi 10 familjarët e tij në aksidentin e Bullgarisë

13:45 / December 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1638620809 autoLX7BANOGXNJQBDI4IDFWNCEHVA1638602054
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra vajtues u mblodhën dje në një varrezë në një fshat në Maqedoninë e Veriut, në një shi të ftohtë, për të përcjellë për në banesën e fundit, 10 banorë vendas, përfshirë 8 nxënës, të cilët ishin mes 45 personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari. Të gjitha viktimat, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Gabimi njerëzor ishte ndoshta shkaku kryesor i aksidentit, thanë hetuesit bullgarë!

Arkivolët e gjelbër me 10 viktima u ulën në varrezat e fshatit Morane! Të gjithë familjarë të Enver Jahit; 4 fëmijët e tij, gruaja, kunata e tij dhe dy fëmijët e saj, dhe dy fëmijët e njërës prej motrave të Jahit, të gjithë banorë të fshatit.

Arlinda Vlashi, mësuesja e Omer Jahit, 11 vjeç, i cili u varros pranë tre vëllezërve dhe motrave të tij dhe nënës së tyre, erdhi për t’i dhënë lamtumirën nxënësit të saj. “Si mund të shkoj në klasë tani kur nuk e shoh atë?” tha ajo me lot.

“Unë isha mësuesja e re e Omerit kur ai filloi klasën e gjashtë (në shtator). Ai ishte një djalë shumë i mirë, shumë i mençur, shumë i sjellshëm dhe mësonte shpejt.”- tha ajo.

Enver Jahi, i cili nuk shkoi në udhëtim për në Stamboll, sepse duhej të drejtonte restorantin e familjes, qëndronte duke qarë në shi, ndërsa varroseshin arkivolet, pasuar nga lutjet e imamit.

“Ky ishte një lajm shumë i keq për ne. Jo vetëm për mua, por për të gjithë fshatin”, tha Nuredin Bajrami, një fqinj i familjes Jahi. “Ne i njihnim shumë mirë, kishin edhe një restorant dhe njerëzit i vizitonin shumë shpesh. Ata ishin njerëz shumë të mirë.”

Trupat e viktimave të tjera të aksidentit mbërritën me dy avionë ushtarakë bullgarë të premten pasdite në aeroportin e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit. Ata u varrosën në varreza të ndryshme në të gjithë vendin ballkanik gjatë pasdites.

Autobusi, që transportonte turistë në Maqedoninë e Veriut pas një udhëtimi fundjavë në Stamboll, mori flakë në një autostradë në orët e para të 23 nëntorit, dhe për pasojë humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. / Reuters

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.