Ndonëse është trumbetuar reforma e teksteve arsimore, duket se ajo ka rezultuar e gabuar. Tekstet vijojnë që të kenë shumë problem, ndërkohë që cilësia e tyre lë për të dëshiruar.
Një fakt i tillë ka revoltuar jo pak edhe prindërit të cilët detyrohen që t’ua shpjegojnë vetë fëmijëve të tyre.
Gazetari i njohur Roland Qafoku ka denoncuar në Facebook një rast konkret ku ndonëse termi “rreth” është hequr nga ndarja e re administrative, ai vijon në tekstet shkollore. “Rrethi ka vite që nuk ekziston si ndarje administrative, sipërfaqja e bashkisë së Tiranës është disa herë më e madhe, lëmsh numri i popullsisë dhe targa TR ka kohë që është vendosur në muze. Të na rrojnë tekstet shkollore të fëmijëve! Ky është një turp që një Zot e di se si mund të mburret dikush që tekstet e shkollave janë njehsuar me Anglinë. Ne ende nuk i kemi njehsuar me veten, lëre pastaj me ishullin”, shkruan Qafoku. / tirananews.al