Rinovimi i Rafael Leaos është një nga argumentet më të nxehta te Milani. Portugezi që u bë pjesë e kuqezinjve në vitin 2019 është kthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli. Atij i përfundon kontrata në verën e 2024-ës dhe interesimi nga klube të tjera është i madh.
Por diskutimet për rinovimin e 23-vjeçarit janë komplikuar. Kjo për shkak të ndryshimit të menaxherit dhe shumës prej 19 milionë eurove, që duhet shlyer te Sportingu i Lisbonës, pasi sulmuesi i detyrohet ish-klubit të tij.
Sipas “Sky Italia”, Leao kërkon një rrogë mjaft të lartë nga Milani që të firmosë sërish. “Djali” nuk i ka paguar asnjë futbollisti 10 milionë Euro në sezon, e një shifër e tillë kërkohet nga portugezi i cili konsiderohet si aset te italianët.
Nëse akordi nuk arrihet atëherë mund të përfitojnë klube të tjera, me Çelsin të gatshëm që të investojë. “Blutë” e Londrës mund t’i lejojnë vetes që t’i paguajnë 195 mijë Euro në javë sulmuesit, por janë të ndërgjegjshëm që duhet të harxhojnë edhe 120 milion Euro të tjera për kartonin e tij dhe për të mbyllur çështjen me Sportingun.
.
