Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Robert Francis Prevost zgjidhet Papë, i pari amerikan në histori. Përlotet përpara 100 mijë besimtarëve në shesh

19:34 / May 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 08 192508
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bota katolike ka tashmë një Papë të ri, pasi Papa Françesku u nda nga jeta pak ditë më parë. Ai është kardinali Robert Francis Prevost, dhe do të quhet Leoni i XIV. Papa i cili është 69-vjeç, është i pari amerikan në historinë e kishës katolike. Në daljen e parë, Papa u pa tepër i përlotur.

Rreth 100 mijë besimtarë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të festuar zgjedhjen e Papës së Ri. Në raundin e tretë të votimit dhe në ditën e dytë të mbledhjes së Konklavës, nga Vatikani doli edhe tymi i bardhë.

Pak çaste më parë nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti shqiptoi këtë formulë latine, duke i komunikuar Romës dhe mbarë botës emrin e Pasardhësit të ri të Pjetrit: “Eminentissimum ac Reverendissimum Dominum, Dominum Cardinalem Robertum Franciscum Prevost, qui sibi nomen imposuit Leone XIV. Përkthimi në shqip: “Më i shquari dhe më i nderuari Z. Robert Francis Prevost, Kardinal i Kishës së Shenjtë Romake, që zgjodhi emrin e Leonit XIV”.

Robert Francis Prevost lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, SHBA. Ai është pjesëtar i Urdhrit të Shën Agustinit dhe ka shërbyer për shumë vite si misionar në Peru. Më vonë, ai drejtoi dioqezën e Chiclayo-s dhe u njoh për angazhimin e tij në ndërtimin e komuniteteve të varfra dhe në edukimin e klerikëve të rinj. Në 2023, Papa Françesku e emëroi Prefekt të Dikasterit për Ipeshkvijtë në Vatikan – një nga postet më të rëndësishme në strukturën e Kishës.

Me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe thellësisht i përkushtuar ndaj reformës, Papa i ri shihet si një figurë që mund të vazhdojë frymën e Papa Françeskut, por edhe të sjellë më shumë transparencë, përfshirje dhe dialog ndërfetar. Kisha tani hyn në një kapitull të ri me Leon XIV në krye, duke mbajtur gjallë shpresën për një Kishë më të hapur dhe më pranë njerëzve.

Leoni i XIV Pope Robert Francis Prevost Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.