Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Robotët Revolucionare Biomjekesorë që u vijnë në ndihmë sistemit spitalor

17:55 / June 19, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
robot biomjekesor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik?Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një roboti që kryen operacionin e tyre ose i ngushëllon ata në kohë stresi, ajo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në botën e zhvilluar të kujdesit shëndetësor, ku interesi për robotët mjekësorë brenda fushës së inxhinierisë biomjekësore është duke u ngritur për shkak të saktësisë dhe precizionit të tyre.

Ka arsye të mira që inxhinierët biomjekësorë po zhvillojnë robotë për t’u përdorur në sistemin mjekësor.

Ndryshe nga qeniet njerëzore, robotët janë të palodhshëm dhe “duart” e tyre nuk dridhen kurrë. Ata mund të kryejnë lëvizje të sakta edhe përtej kufirit të lëvizjes njerëzore dhe të jenë të pranishëm me pacientët për aq kohë sa është e nevojshme. Robotët mjekësore janë precizë. dhe nuk gabojnë.

Njihuni me disa robotë biomjekesorë të zhvilluar kohët e fundit që aktualisht janë aplikuar në vendet e zvilluara, në spitalet dhe qendra të trajtimit për të përmirësuar cilësinë e kururgjisë dhe të kujdesit ndaj pacientit.

1. Roboti kirurgjikal “DA VINCI”
Eshtë e paimagjinueshme, por e vërtetë: Më shumë se 350,000 njerëz vdesin në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe gjithashtu numri i të vdekurve në trajte globale ë shtë shumë i lartë nga gabimet dhe operacionet jo te sakta kirurgjikale, disa prej të cilave mund të parandalohen.

Sistemi kirurgjikal “Da Vinci”, nje sistem rrobotik i fuqishëm i cili po përdoret për të zvogëluar gabimet kirurgjikale dhe per te evituar deshtimet gjate operacionit.

Sistemin Automatik Da-vinci krahas precizionit dhe saktesise se larte ben te mundur qe dhe operacioni te jete sa më pak invaziv për mijëra pacientë. Sistemi kirurgjikal da Vinci u jep kirurgëve kontroll më të saktë për një sërë procedurash. Duke përdorur teknologjine vizive 3D me kualtet të lartë dhe softuerin I cili zevendeson kyçet dhe duart e një kirurgu, sistemi da Vinci bën prerje të vogla, shume të sakta që duart e mjekut nuk mund të jenë në gjendje të bëjnë. Meqënësë Sistemi robotik Biomjekesor Da-vinci bën prerje apo incizione të vogla, kjo bën të mundur që koha e rehabilitimit (rikuperimit) të pacientit të jetë shumë e vogël dhe pacienti shume shpejt mund ti kthehet jetes se tij normale.

Inxhinieria Biomjekesore eshte piedestali I shkences mjekesore dhe vazhdimisht ne vendet e zhvilluara behen kerkime shkencore per te permiresuar gjithnje e me teper cilesine e kirurgjive dhe fokuzin ndaj pacienteve dhe gjithashtu per te diagnostikuar me nje saktesi shume te larte semundjet e renda si Kardiovaskulare, Kancerin, Zevendesimin e Valvulave kardiake (te zemres) dhe disa kirurgji te tjere te nderlikuara.

2. Roboti Xenex Germ-Zapping (Roboti i dezinfektimint maksimal)

Krahas Sistemit Robotic Da-vinci i cili minimizimin e gabimeve njerezore mjekësore kirurgjikale nje tjeter kerrcenim per jeten jane dhe infeksionet në spital.

Kjo eshte nje tjetër problem në kujdesin shëndetësor që mund të përmirësohet me robotët.
Sistemi robotik i automatizuar “Germ Zapping” kryen procesin maksimal te disinfektimit te dhomave dhe kjo realizohet per te evituar viruse apo baktere te cilet ndikojne mjaft negativisht tek pacienti post-kirurgjikala (pacienti I cili sapo ka dalur nga operacioni).
Ky lloj sistemi automatik disinfekton dhomat e pacienteve te te gjithe spitalit ne pak minuta duke perdorur nje teknologji qe pulson rrezet UltraViolete (UV) me nje spekter te gjere e cila shkaterron nje sere bakteresh mjaft te demshme dhe duke vrare dhe mikro-orgnanizma te cilet mund te perkeqesojne gjendjen e pacientit azmatik dhe alergjik.

3 . CyberKnife (Thika Kibernetike)

Cyberknife është një sistem kirurgjik robotik që sjell terapi rrezatimi tek tumoret me precizion nën 1 milimetër.Ky sistem robotic eshte shpikur në vitet 1990.

Sistemi CyberKnife tani po përdoret për të trajtuar kancerin e veshtire në spitalet dhe qendrat e trajtimit në të gjithë Boten e zhvilluar kryesisht ne Shba, Kanada , Europen perendimore ndersa ne ballkan e posedon vetem Turqia dhe Greqia.
“Thika Kibernetike” Cyber-Knife nuk eshte një thike ne vetvete por nje sistem I cili gjeneron ne menyre shume te sakte një burim rrezatimi te montuar në një krah roboti i cili gjeneron një rreze shume precize të radioterapisë që manovron dhe përshtatet shpejt.
Sistemi Robotik i diagnostikimit te tumoreve dërgon rrezatim të fortë në masen tumorale e cila mund te jete (malinje ose beninje), duke u pozicionuar vetvetiu në shumë kënde të ndryshme për të shënjestruar tumorin nga të gjitha anët pa pasur nevojë të ripozicionojë pacientin.

CyberKnife trajton te gjithe masat tumorale në zonat e ndryshme trupit disa prej te cilave jane mjaft komplekse te realizohen ne menyre invasive te hapur me kirurgji.
Sistemi kirurgjikal Cyberknife perdoret tek pacientet te cilet kane masat tumorale ose kancerogjene ne zona te veshtira si ne Mushkeri ku nderhyrja eshte me bisturi eshte shume e veshtire, ne zemer, ne heqjen e masave ne zona shume te veshtira te trurit (Celebralit),ne kancerin e prostates, Kancerin e melcise etj.
Kjo pajisje ka nje precision shume te larte dhe eviton kirurgjine invasive me bisturi.

4 Sistemi robotik fantastik “TUG”

Nje tjetër pajisje robotike mjaft interesante është shpërndarja e vakteve të ushqimit në spitale në mënyre automatike.Kjo u vjen ne ndihmë stafit infermieror që të fokusohen më tepër trajtime me të rëndësishme se shpërndarja e vakteve të pacientëve.
Ky sistem robotik ka një server qëndror ku në të është instaluar një softuer dhe është i programuar që të shpërndajëe vaktet në orën specifike sipas vendndodhjes së dhomave në pavion.

Ne kohët e sotme institutet kërkimore bioshkencore dhe inxhinieria Bio-mjekësore në vendet e zhvilluara po punojnë intensivisht për të gjetur zgjidhje sa me te perparuara ne sistemet shëndetësore spitalore per t’u ardhur në ndihmë stafit mjekësor dhe kualitetit të jetës së pacientëve.

Artikull nga Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor/ memjekun.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.