Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Romanca jashtë martesore e shqiptares, 10 vite makth. Ai e detyronte të shkonte me 20 burra njëkohësisht

11:45 / August 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stupro di gruppo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhja jashtëmartesore që iu kthye në një jetë plot tmerre, dhunë seksuale dhe psikologjike një vajze shqiptare në Itali, zbulohet së fundmi vetëm pasi ajo gjeti guximin për ta denoncuar gjendjen ku ishte prej tashmë 10 vitesh.

Mediat italiane shkruajnë sot për një histori të tmerrshme që ka përjetuar e reja, emri i të cilës nuk dihet.

Gjithçka nisi me një lidhje jashtëmartesore, raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano, midis vajzës me origjinë shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës i është kthyer në një makth të vërtetë.

Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale edhe me burra të tjerë. Raste përdhunimi të viktimës që arrinin edhe nga 20 burra njëkohësisht. Dhe mjete për praktika sadomazokiste u gjetën në shtëpinë ku ndodhte tortura prej 10 vitesh.

Pesë persona, u arrestuan nga policia e Cosenza dhe akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.

“Në shtëpi u gjetën gjithashtu mjete për praktikat sadomazokiste”, tha prokurori. (sadomazokizem do të thotë kur një person provon kënaqësi seksuale përmes dhunës dhe poshtërimit), shkruan Panorama.

Sipas hetuesve, hetimi për dhunën seksuale në grup filloi pas denoncimit të gruas. Të koordinuar nga kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla, dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone, hetimet , falë historisë që ka treguar shqiptarja, kanë çuar gjithashtu në zbulimin e një plantacioni me marijuanë.

Mauron Gallone
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Aksident fatal në Krujë, humb jetën një person pas përplasjes së dy automjeteve

21:14 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:55 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.