Aktori i humorit Romeo Veshja dhe Jonida Maliqi janë vënë prej kohësh tashmë në qendër të vëmendjes së medias. Një lidhje me ulje ngritje, teksa një vit më parë u përfol se u ndanë, por u bashkuan më të dashuruar se kurrë dhe kanë vendosur të hedhin një tjetër hap.
Burime për GSH raportojnë se Jonida Maliqi dhe aktori i humorit kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë e këngëtares.
Së bashku edhe me çiftin jeton edhe djali i Jonida Maliqit, Joni.
Këngëtarja në një video në “Instagram”, zbuloi se tashmë Romeo jeton me të. Në video, ajo duket teksa e shqetëson Romeon ndërkohë që ai është punon në sallon. E duket se fjala magjike për ta larguar që aty është “Të dua”.
Jonida Maliqi dhe aktori kaluan fundjavën në jug të vendit. Duket se tashmë lidhja e tyre është zyrtarizuar edhe pranë familjarëve, duke u konsoliduar kështu si çift.
