Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Roza Anagnosti kujton Fejzon: Ishte regjisori im i mirë. Pas Ndrenikës rrezikova të ma hiqnin rolin dhe mua për biografi

11:32 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roza anagnosti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ai ishte regjisori im i mirë. I paqtë në sheshxhirim. Duhet ta nderoj kujtimin e tij”. Një miqësi 50-vjeçare mes aktores Roza Anagnosti e regjisorit Muharrem Fejzo, është zanafilla e një bisede pranë sheshit “Shopen”, një të hënë nëntori. Ndarja nga jeta e regjisorit Fejzo, regjisor i filmave “Fije që priten” e “Mësonjëtorja” ku Roza pati rolet e saj të para.

Ajo vjen në një rrëfim të ndjerë pothuaj e përlotur për ndarjen e tij nga jeta, për ikjen pa lamtumirë, për mesazhin e fundit që ajo i dërgoi pa marrë përgjigje prej tij.

Ndalet doemos të kohët e vështira kur pas xhirimeve të filmit “Fije që priten” iu hoq roli Robert Ndrenikës dhe rrezikoi edhe Roza Anagnosti rolin e saj.
Më sytë drejt qiellit e mallin e pashuar, për humbjen e një miku e një burri fisnik, që vishej me sqime e sillej si aristokrat, që buzëqeshte kur e trishtonin e luftonte si mbret, për Fejzon “regjisorin e saj të dashur”.

“E kam njohur Fejzon 50 vite më parë. Me pas punova në dy filma me të, me dhuroi dy role të mëdha. ‘Besa’ të ‘Fije që priten’ e ‘Dafina’ të ‘Mësonjëtorja’. Me rolin e dytë fitova çmim dhe ishte kurora që ai më dha mua. Nuk e vlerësuan sa duhet por ai ishte i vetëdijshëm për atë që ishte. Dhe ishte krenar. Ai nuk u mposht. Ishte e rëndë kur pasi mbaruam filmin ‘Fije që priten’ hoqën Bert Ndrenikën. Aktor i mrekullueshëm. Rrezikova dhe unë për shkaqe biografie, por nëse do më hiqnin dhe mua filmi do humbte gjithë xhirimet, të tilla ishin kohët. Tematika ishte e përcaktuar e detyrueshme. Ne bënim ato që mundnim”, thotë Roza Anagnosti për filmin që dikur ishte në lupën e censurës dhe sot në atë të përçimit të propagandës.

Biseda në sheshin ‘Shopen’ është një rekuiem për mikun e saj të hershëm që u shua në një spital në Itali, larg të gjithëve dhe i vetëm duke lënë pas kujtimin e një buzëqeshje që çarmatoste këdo./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.