Albion Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i javës së dhjetë në kampionatin e Rumanisë.
Ky vlerësim u bë publik nga faqja zyrtare e kampionatit rumun.
“Lojtari i Rapidit është mes sulmuesve më të rrezikshëm në Superligë, ndërsa shënoi një tjetër dygolësh”-shkruhet në faqen e Superligës së Rumanisë.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi dy gola mbrëmjen e të hënës dhe dha asist në fitoren 3-1 të Rapid Bukureshti ndaj Cluj.