Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Rrëfimi i Gjimshitit: Nuk ndala i vetëm Ronaldon, kam rinovuar deri në vitin 2022

22:07 / February 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CristianoRonaldoBeratDjimsitiAtalantaGn8Ou kpJWPl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta, por do të mbetet pjesë e klubit për një kohë të gjatë. Ka qenë vetëm futbollisti shqiptar ai që ka dhënë këtë lajm për të gjithë mbështetësit e klubit italian, duke i dhënë fund çdo diskutimi rreth të ardhmes së tij, pasi ka bërë të qartë se ka firmosur një marrëveshje afatgjatë me bergamaskët.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Gjimshiti ka folur fillimisht për ndeshjen perfekte që bëri ndaj Juventusit në mesjavë, duke ndalur Kristiano Ronaldon dhe eliminuar Juventusin nga Kupa e Italisë.

“Nuk isha unë që ndala Kristiano Ronaldon, por ishte Atalanta, duke filluar nga presingu i sulmuesve që ndali Juventusin të luante me pasime të pastra. Por nuk kemi bërë ende asgjë, duhet të bëjmë pikë duke llogaritur 4 përballjet direkte për Europën.

Autogoli në kampionat ndaj Juventusi ishte një moment i vështirë, me topin që u përplas dhe pozicionimin e gabuar vetëm dy minuta më vonë. Por pas një çasti gjeta përsëri qetësinë, unë jam një person konkret. Shiheni golin me Interin, atë të 3-1, ishte kur ndeshja ishte e mbyllur. Të luash te Atalanta është diçka speciale dhe unë sapo kam rinovuar kontratën, nga viti 2020, në vitin 2022”, tregoi lojtari shqiptar.

E të mendosh se ai po bëhej gati të provonte një eksperiencë të re. “Në korrik isha në Zvicër, në shtëpinë time, kur më thirrën dy ditë pas dëmtimit të Varnier. Mendoja se do të shkoja në huazim, edhe pse jam në Bergamo që në janarin e vitit 2016. Isha atëherë me trajnerin Reja, pastaj shkova te Avelino me 2 pikë penalizim dhe shpëtuam në fund, te Benevento ishte një eksperiencë e mirë. Pastaj kur m’u dha kjo mundësi, kam punuar shumë, prita shansin tim sepse kishte hierarki të qartë në ekip. Ose duhet të ecësh me 2000 në orë ose me trajnerin vendin në formacion ta harrosh”, tha Gjimshiti.

Ai është i qartë se pret sfida shumë të vështira për skuadrën e tij. “Ndaj Kaljarit të hënën kemi përballë Pavoletin, lojtarin më të fortë të kampionatit në lojën në ajër. Na nevojiten pikë në 4 takimet direkte që do të kemi në vazhdim (Milan, Fiorentina, Torino dhe Sampdoria). Në fund të marsit do të shohim rreth e rrotull dhe kuptojmë se cilat do të jenë objektivat tonë. Por pranojeni se për momentin është sulmi ai që po bën diferencën”, ishte sinqeriteti i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare. 


atalanta\ Berat Gjimshiti Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.