Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rrezikohet të mos rregjistrohet Messi! Barcelona përgatit shkëmbimin e Griezman, Milan do Coutinho-n

16:48 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grizeman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antoine Griezman është futbollisti i piketuar për t’u larguar nga Barcelona, që sipas rregullave të reja në Spanjë duhet të rigjenerojë deri në 200 milionë euro humbje në këtë merkato vere përndryshe nuk mund të regjistrojë asnjë lojtar të ri përfshirë edhe Messi-n, i cili ka rënë dakord në parim për rinovimin me 5 vite.

Griezman është lojtari që paguhet më shumë te Barcelona me 18 milionë euro në sezon dhe një shkëmbim me Saul Nigez te Atletico është mëse i mundur. Ideja po përflitet shumë në mediat spanjolle dhe dakord me këtë shkëmbim është edhe vetë francezi, i cili mban kontakte të ngushta me shokët te Atletico Madrid.

Në listën e largimeve është edhe ish-interisti Coutinho për të cilin sipas ‘Sport.es’ është i interesuar Milani. ‘Djalli’ po pret që braziliani të ulë pretendimet për pagën dhe më pas të gjejë formulën e duhur për ta marrë nga Camp Nou. Barcelona në çdo rast nuk do bënte shumë rezistencë, si për faktin e pagës ashtu edhe për çmimin e kartonit që mund të fitojë prej tij. Milani në këtë mënyrë do të hakmerrej ndaj Interit që i mori me parametër Hakan Calhanoglu-n.

Jo vetëm Griezman dhe Coutinho, por këtë verë mund ta shohin veten në merkato edhe shumë futbollistë të tjerë të Barcelonës. Klubi po diskuton përgjysmimin e pagës me Busquets dhe Jordi Alba, ndërsa Umtiti që merr një pagë të konsiderueshme ka shumë gjasa të largohet. Klubi ndër të tjera është i hapur edhe për oferta të tjera, ndërsa e sigurt është se vera do jetë shumë impenjative, pasi në të kundërt futbollistë si Messi, Depay apo Aguerro nuk mund të regjistrohen për sezonin e ri.

Griezman Messi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.