Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritet norma e vdekjeve nga përdorimi i drogave në Shqipëri

07:37 / July 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beteja me drogen
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahas rrezikut të kthimit të Shqipërisë në një vend prodhues dhe trafikues të narkotikëve, pasojat po vihen re dhe te përdoruesit dhe të varurit ndaj drogës. Të dhënat nga IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation) dhe të publikuara nga portali Our World in Data treguan se norma e vdekjeve nga përdorimi i drogave në Shqipëri shënoi rritje në 2017-n.

Pas vitesh që ky tregues ishte në rënie të vazhdueshme, arriti përsëri në nivelin e para 10 viteve (shiko grafikun). Në 2017 përllogaritet se norma e vdekjeve për 100,000 banorë ishte 0.69, po aq sa në 2008-n.

Të dhënat historike që prej vitit 1990 norma më e lartë u arrit në 2003 me 0.86 vdekje për 100 mijë banorë. Grafiku i mëposhtëm paraqet ecurinë e normës së vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i drogave për 100 mijë banorë në vite. Me përdorim droge është nënkuptuar përdorimi i drogave të jashtëligjshme ku përfshihet kokaina, opiumet, amfetmanina dhe kanabis. Shifrat nuk përfshijë vetëvrasjet që mund të kenë ndodhur indirekt nga çrregullimet me përdorimin e drogave.

Në botë përllogaritet se numri i vdekjeve direkte nga përdorimi i drogave ka arritur në 166 mijë në 2017-m. Normën më të lartë të vdekjeve nga përdorimi i drogave e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gati 20 vdekje për 100 mijë banorë.

Varësia nga droga në Shqipëri

Në 2017-n në të gjithë Shqipërinë numri i personave që merrnin trajtim për varësinë nga drogat ishte 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave nga Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së treguan se trendi i përdoruesve ishte në rritje.

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik referuan se për periudhën 2011-2015 ka pasur rritje në përqindje të prevelancës gjatë jetës për pothuajse të gjitha drogat ilegale, nga 13.3 për qind në 15.3 për qind për grup moshën 14-65 vjeç. Shifrat treguan se rritjen më të lartë e kanë pasur përdoruesit e heroinës me 2.4 herë, ku prevalenca gjatë jetës është rritur nga 0.7 për qind në 1.7 për qind. Kokaina është droga e dytë që ka pasur rritje të lartë të prevalencës me 2.3 herë nga 2011 ku prevalenca ishte 1.6 për qind në 3.7 për qind në 2015-n.Prevalenca gjatë jetës e kanabisit në 2015-n përllogaritej 6.6 për qind, ndërsa në 2011-n prevalenca e përdorimit gjatë jetës ishte 4.4 për qind. Rritje të prevalencës ka pasur edhe grupi i inhalaneteve, të cilat janë përzierje e drogave të jashtëligjshme që merren me anë të tymosjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.